×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama merr masa të rrepta kundër koronavirusit: Vetëm një person për pazar, nga e hëna askush nuk del dot më pa leje të posaçme

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 8:15

    Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama lajmëroi sa i takon masave të reja të qarkullimit në vend, në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.


    Nga mesdita e nesërme, e deri të hënën në mëngjes, tërë vendi do të jetë sërish në izolim total.

    Po kështu, nga e hëna, askush nuk do të dalë për pazar pa pasur më parë një leje të posaçme.

    Për më tepër lexoni postimin e mëposhtëm:

    “? GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!? NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!? NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

    *pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!