Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpeshtuar postimet e tij me thënie fetare.
Që nga 26 nëntori i vitit 2019, dita kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallësh, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka filluar publikimin e thënieve të ndryshme fetare në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.
Edhe këtë të hënë, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ka filluar ditën me një fjalë nga e shenjta Nënë Terezë.
“Paqja fillon me një buzëqeshje”, është fjalë e Shën Terezës që ka zgjedhur kryeministri Rama dhe e ka postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.