×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama nis ofenzivën e re, rrënon një objekt të lartë në Dhërmi

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 16:04

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ditën e mërkure ka rifilluar operacioni i pastrimit të bregdetit nga ndërtimet pa leje në Dhërmi.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se nuk do të ketë tolerancë për asnjë nga ato që ai i quan ‘ngrehinë abuzive’, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, shkruan Reporteri.net.

    “Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim.”, ka shkruar kryeministri Rama.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    ??‍♂️Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”

    Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”

    Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim

    *së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike

    #ShqipëriaeArdhmjaJonë

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!