×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama nuk shkon as këtë vit në Paradën e Krenarisë, ata i bëjnë thirrje: Të vijë dhe të na mbështesë

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 15:15

    Në Tiranë, të shtunën, u mbajt Parada e Krenarisë.

    Dhjetëra pjesëtarë dhe përkrahës të komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, biseksualë dhe transgjinorë) marshuan me flamuj me ngjyrat e ylberit, nën përcjellje të policisë në rrugët kryesore të kryeqytetit të Shqipërisë.

    Disa nga pjesëmarrësit bartën pankarta me mbishkrimin “ne jemi familje”, që ishte edhe parulla kryesore e këtij organizimi.

    Aktivistët e komunitetit mbuluan shkallët e kryeministrisë me flamurin e tyre. Aktivistja e njohur, Xheni Karaj i bëri thirrje Ramës të shkollë në marshim dhe t’i mbështesë.

    “Kemi 10 vite që bëjmë parada dhe nuk ka ardhur asnjëherë. Asnjëherë s’ka thënë që është mbështetës i komunitetit LGBTI.”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!