×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama paralajmëron rikthimin e karantinës

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 20:35

    Kryeministri Edi Rama rikthehet të flasë për situatën me koronavirusin, pas rritjes së shifrave ditët e fundit. Rama paralajmëroi se nëse rastet e reja dhe shtrimet në spital vijojnë të rritet, do rikthehen masat kufizuese.


    “3 ditët e fundit kemi më shumë shtrime në spital se sa në kulmin e pandemisë. Ekonomia bie dhe ekonomia rritet prapë. Nuk dua që ndëshkimet të rikthehen për bizneset dhe qytetarët.

    Nëse vazhdojmë kështu dhe nëse rriten numrat e shtrimeve në spital, nuk kemi çfarë të bëjmë dhe do rifillojmë nga e para“, u shpreh Rama, duke paralajmëruar sërish masa kufizuese dhe karantinën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!