Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë nëna e tij, shkruan Reporteri.
Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka bërë një dedikim prekës për të ëmën, derisa ka thënë se do t’i mungojë më shumë se çdo gjë në jetë.
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam?”, shkruan ai. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158022115836523
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.