Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur me urgjencë këtë të hënë.
Mësohet se prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët e tyre dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë më aty.
Dyshimet janë se një ose më shumë edukatore kanë dalë pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, i gjithë stafi i çerdhes do të qëndrojë në karantinë prej 14 ditësh nëpër banesat e tyre.
Lajmi konfirmohet edhe nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë, por nuk bëhet e ditur se kush dhe sa persona kanë rezultuar pozitiv, pasi kjo është kompetencë e personelit shëndetësor që merret me gjurmimin e rasteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.