Një moment paniku po kalojnë banorët e lagjes “10 korriku” të qytetit të Vlorës, teksa prej pak çastesh, forca të shumta policie kanë krijuar një perimetër sigurie, për shkak të dyshimeve për ekzistencën e një sasie lënde plasëse.
Nga vendngjarja nuk ka shumë informacione, përveç disa pamjeve që tregojnë automjetet e policisë, kordonët e verdhë që nuk lejojnë banorët të kalojnë përtej tyre për shkaqe sigurie, si dhe pritjes së ekipeve të specializuara për shpërthim të kontrolluar të pakove të dyshimta, raporton TCH.
Rruga është bllokuar gjithashtu edhe për qarkullimin e automjeteve. Raportimet paraprake flasin se lënda eksplozive mund të jetë hedhur nga ndonjë automjet në lëvizje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.