Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Turqisë dhe Greqisë, ka finalizuar me sukses procedurat e ekstradimit të dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar për vepra të rënda penale në vendet respektive.
-Në Turqi u ekstradua shtetasi Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, i dënuar nga Gjykata e Mersinit me 8 vjet e 4 muaj burg, për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje turke në vitin 2011, në gjendje të dehur. Nga ky dënim, Kara ka ende për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë. Ai u arrestua më parë në Shqipëri dhe ekstradimi u krye pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.
-Në Greqi u ekstradua shtetasi I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, i shpallur në kërkim nga Interpol Athina, nën akuzën për ndërmjetësim në birësim të kundërligjshëm. Sipas autoriteteve greke, ai në bashkëpunim me persona të tjerë, gjeti gra shtatzëna në vështirësi ekonomike dhe i çonte në Greqi për të lindur, ku më pas ndërmjetësonte për shkëmbimin e foshnjave kundrejt shumave prej 2000 deri në 4000 euro për rast. Ai u ndalua nga Policia Kufitare në Korçë.
Interpol Tirana konfirmon angazhimin e saj të vazhdueshëm për luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për vendosjen para drejtësisë të personave të kërkuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.