×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elbasan, arrestohen 4 persona, u kapën duke transportuar 10 emigrantë

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 23:23

    Vihen në pranga 4 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 10 shtetas të huaj nga vendet e treta.


    Finalizohet operacioni policor i koduar “Mengel 2″, ku u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, i shtetasve:

    E. L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë.

    “Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan për marrjen e masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimit të tyre kundrejt pagesës në territorin shqiptar dhe me denstinacion vendet e BE-se, si dhe në vijim të operacionit policor “Mengel “, nisur më datë 10 korrik, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua 1 tjetër, pasi transportonin 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400-500 euro, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, operacioni ka vijuar për goditjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.” – njofton policia.

    Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira.

    Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro per person.

    Po këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe me shtetasin R. M., i arrestuar në flagrancë në datën 10.07.2020 në kuadër të operacionit “Mengel”, kryenin aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kryesisht sirianëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, nga Korça në Kukës, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet dhe pesë aparate celular.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!