Rrjeti i zhvilluar satelitor për internet “Starlink” tani në dispozicion dhe në Shqipëri.
Lajmi është bërë me i ditur nga Elon Musk, përmes një postimi në llogarinë X, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Starlink now available in Albania! https://t.co/FD0PWaAYED
— Elon Musk (@elonmusk) April 9, 2024
Çka është Starlink?
Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk.
Musk fillimisht kishte shprehur interesin e tij për ndërtimin e një ‘konstelacioni’ satelitor në vitin 2014.
Në atë kohë, sipërmarrja quhej WorldVu, por miliarderi hoqi dorë për ta krijuar sipërmarrjen tjetër të një sistemi interneti satelitor përmes SpaceX dhe paraqiti një kërkesë në Komisionin Federal të Komunikimeve në vitin 2016 duke e emëruar shërbimin “Starlink”.
Starlink është një përpjekje ambicioze për të sjellë internet me shpejtësi të lartë dhe me kosto të ulët, për këdo në botë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.