×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elona humb betejën, vdes 15-vjeçarja me sëmundjen më të rrallë

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 14:55

    Nuk ka mundur t’ia dalë. Një betejë e vështirë me sëmundjen e rëndë, të cilën Elona Kuburja, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, e humbi sot në Turqi.


    E reja humbi jetën këtë mëngjes në një spital publik në Turqi, ku po merrte kurim dhe do t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë, për sëmundjen e rrallë që e kishte prekur që në lindje: që në gjuhën mjekësore njihet si “hemangioma kongenitale” me evolim drejt sindromës “kasabach mërittë”.

    Me sëmundjen e rrallë të Elonës, janë raportuar vetëm 250 raste në botë.

    Mediat ndoqën hap pas hapi historinë e Elonës nga Fushë-Kruja duke përcjellë apelin për ndihmë financiare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!