×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elvis Hoxha proteston bashkë me PD-në para ambasadës serbe në Tiranë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2022 | 15:34
    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha

    Forumi Rinor i Partisë Demokratike shqiptare dhe pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kanë protestuar kundër Serbisë para ambasadës serbe në Tiranë.

    Në mesin e protestuesve fjalën e morri edhe funksionari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ku foli për qëllimin e protestimit në dritën e situatës së krijuar me barrikadat në pjesën veriore të Kosovës.

    “Besoj se thirrja jonë qytetare është kuptuar njësoj nga njerëzit që e kanë dëgjuar”, ka thënë fillimisht Hoxha. “Ne na nxjerr këtu i njëjti shqetësim: një shtet serb që jeton me motivin e vetëm, nxitjen e luftës dhe destabilizimin e Ballkanit. Ndaj jemi këtu, para Ambasadës së shtetit që mban emrin Serbi. Autori i të gjitha luftërave dhe shkaktari fillimor i të gjitha masakrave dhe viktimave, Serbia”, tha Hoxha, siç e citoi Albanian Post./Reporteri.net/

    Anëtari i Lëvizjes Vetvëvendosje, Elvis Hoxha

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!