×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Emërimi i Hajnajt në krye të BKH, ambasadorja Kim tregon hapin e radhës

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 20:23

    Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e ka cilësuar një hap përpara të reformës në drejtësi, propozimin nga SPAK për emërimin e Aida Hajnajt në krye të BKH.


    Në një reagim në Twitter, Kim shkruann se hapi tjetër për Hajnajn do të jetë stërvitja në FBI me ligjzbatuesit amerikanë.

    “Një tjetër hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi, teksa Komiteti Përzgjedhës për Drejtuesin e BKH-së ka dërguar në KLP për aprovim emrin e Aida Hajnaj. Hapi tjetër: Stërvitja në FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Gur, gur bëhet mur”, shkruan ambasadoraj Kim. /Opinion.al /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!