×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Emocionuese: Polici puth në faqe fëmijën që do t’i shembet shtëpia

    Reporteri
    06 Shkurt 2022 | 18:49

    Banorët e katër zonave të Tiranës e zhvendosën përpara Kryeministrisë protestën e tyre kundër prishjes së banesave. Ata kërkuan edhe njëherë transparencë për pronat e tyre.

    Pjesë e protestës të kësaj të diele i ishin bashkuar edhe fëmijët, të cilët do të humbin shtëpitë.

     

    Kamerat e mediave kanë fiksuar një moment të veçantë. Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë.

    Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi ky i fundit e puthi në faqe të voglin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!