×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Epike: Shqiptarët tejkalonin kolonën në kufi, turistët francezë bëjnë veprimin që habit

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 19:23

    Shoferët kosovarë jo rrallëherë marrin guximin të nisin një tejkalim të kolonës së gjatë, ani pse ajo përbën një prej shkeljeve më të mëdha.


    Kështu ka ngjarë edhe sot në pikën kufitare Hani i Hotit në Shqipëri me t’u krijuar kolona, por kësaj radhe shoferët i priti një befasi, shkruan Reporteri.net.

    Disa turistë francezë, duke parë këtë sjellje jonormale të shoferëve, kanë veshur jelekët e verdhë që posedon çdo veturë, dhe kanë nisur protestën.

    Ata e bllokuan korsinë tjetër, duke pamundësuar tejkalimin e kolonës. Kjo gjë shokoi shoferët shqiptarë, të cilët kanë nisur t’i bien borisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!