Këtë të martë i gjithë territori i Shqipërisë ndodhet “nën pushtetin” e erërave të forta dhe stuhive, teksa në qytetin e Vlorës era ka marrë përpara disa pemë, madje edhe shtylla tensioni.
Si pasojë e erës disa shtylla elektrike janë rrëzuar apo kanë dalë jashtë përdorimit në nënstacionin e Rradhimës. Rënia e shtyllave ka lënë pa drita disa zona në Dukat, Tragjas e Llogara.
Ndërkohë qarkullimi në rrugën e Llogarasë është bërë thuajse i pamundur për shkak të motit të keq dhe rrezikshmërisë që paraqet për drejtuesit e mjeteve.
Në zonën bregdetare, porti i Vlorës ka njoftuar mbi pezullimin e tragedit të linjës Brindisi (Itali)- Vlorë, ndërsa për shkak të erës së fortë dallgët shkojnë deri në 2 metër.
Më poshtë disa nga pamjet e përcjella nga Report.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.