Moti i keq ka përfshirë detin e Adriatik dhe qytetin e Durrësit. Që prej pasdites së djeshme një stuhi detare ka shkaktuar probleme kryesisht në det.
Era fryn nga jugu me shpejtësi 20 deri 25 m/s ndërsa forca në det të hapur arrin deri në 8 ballë.
Disa prej fenerëve ndriçues që i tregojnë anijeve rrugën kanë ardhur në breg për shkak të detit të trazuar.
Ndërkohë për shkak të motit të keq është rrëzuar edhe statuja e perëndisë Rodon. Statuja e Rodonit, Perëndisë Ilire të Deteve dhe Ujërave, vepër e skulptorit Ilirjan Xhixha, ishte vendosur në një nga sheshet kryesore të bregdetit të Adriatikut, në Durrës, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire. Fatmirësisht në Durrës gjendet autori i veprës Ilirjan Xhixha. Ai po merret vetë me riparimin e veprës. Statuja e Rodonit është shkëputur nga piedestali dhe po riparohet në një ofiçinë në Shkozet të Durrësit për t’u rivendosur përsëri aty ku e ka vendin.
Porti detar dje pasdite njoftoi pezullimin e lundrimeve për 48 orë. Tragetet anuluan lundrimet në të dyja anët e Adriatikut.
Ndërsa anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat kanë 3 ditë që qëndrojnë në kalatat e portit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.