×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Era e fortë nxjerr jashtë kontrollit zjarrin në Peshtan të Fierit, tërhiqen mjetet e zjarrfikësve

    Reporteri
    23 Korrik 2023 | 16:39
    Foto ilustruese

    Fshati Peshtan në Fier prej shumë orësh po përballet me një zjarr të madh në pyllin me pisha.

    Edhe pse më herët u bë e mundur shuarja dhe vënia nën kontroll e dy vatrat e zjarrit në Peshtan, zjarri ka filluar të dalë sërish jashtë kontrollit.

    Flakët si pasojë e erës kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt fshatit Kraps. Mjetet zjarrfikëse janë larguar për shkak të situatës së vështirë.

    Flakët në pyllin me pisha në zonën e Cakranit janë me intensitet të lartë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur. Sipas prefektit te Qarkut Fier, Lefter Shehaj, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

    Deri më tani për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha./Top Channel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!