×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Era e rëndë alarmon qytetarët, hyjnë në banesë dhe e gjejnë të vdekur 60-vjeçarin

    Reporteri
    24 Gusht 2019 | 14:31
    Foto ilustruese

    Një shtetas është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në Fier. Raportohet se në katin e tretë të një pallati është gjetur i pajetë shtetasi Bajram Brataj, rreth 60 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, por dyshohet për shkaqe natyrale.


    Ndërkohë, kanë qenë banorët e pallatit, të cilët kanë lajmëruar policinë për shkak të aromës së rëndë që vinte nga banesa e viktimës.

    Mendohet se ai ka disa ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar. Shërbimet zjarrfikëse kanë mundur të hyjnë nga dritaret e banesës, pasi dera qëndronte e mbyllur, për të nxjerrë trupin e pajetë. /bw

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!