Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në katin e pestë të një pallati në lagjen 2 në Pogradec ditën e djeshme. Prej më shumë se 3 orësh flakët të ndihmuara dhe nga era nuk janë vënë dot në kontroll nga zjarrfikësit. Për pasojë ato janë përhapur dhe në apartamentet e tjera.
“Na vjen policia dilni jashtë, dilni jashtë! Zjarrfikësit erdhen kur zjarri kishte përvëluar. S’kishin ujë, vinte njëra ikte tjera”, shprehet banorët e pallatit që u dogj.
Gjashtë nga apartamentet janë djegur plotësisht. Dyshohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombule gazi. Banorët kanë dalë jashtë në kohë dhe nuk kanë pësuar dëme. Vetëm një prej tyre prej gjendje së ankthit është shoqëruar në spital. Po kështu dhe një zjarrfikës është lënduar dhe ka marrë mjekim në spital.
Mësohet se Bashkia e Pogradecit ka ofruar strehim për 6 familjet që kanë mbetur pa strëhe por nuk kanë pranuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.