Teksa inauguroi restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson të hapet edhe xhamia e madhe e Namazgjasë.
Sipas Erdogan deri në muajin e Ramazanit, që fillon më 2 prill dhe përfundon më 1 mars, shpreson që të jenë zgjidhur problemet për xhaminë e Namazgjasë dhe më pas të mund të hapet.
Erdogan tha se xhamia e madhe do të bëhet gati deri në muajin e Ramazanit nëse Shqipëria ndërmerr hapa konkretë sipas tij kundër “Lëvizjes Gulen” në vendin tonë, gjë për të cilën qeveria ka hezituar deri më tani për shkak të pasojave që mund të sillnin veprime të tilla në rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Besoj se xhamia jonë e Ethem Beut përveçse reflekton një bukuri ditës, por edhe me ndriçimin e jashtëm që është instaluar do japë një pamje magjepse dhe fantastike për këdo që e shikon këtë xhami. Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt mbase deri në muajin e Ramazanit ta kemi zgjidhur edhe problemin e xhamisë së ‘Namazgjasë’. Duk e ditur se shqip është një aleate e Turqisë, përsa kohë ky bash i ngushtë do vazhdojë mes nesh nuk ka asnjë lloj problemi që nuk mund ta zgjidhim”, tha Erdogan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.