Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan zhvilluan një konferencë të përbashkët, në Turqi.
Disa përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe ato turke kanë nënshkruar disa marrëveshje. Ndërkohë që Erdogan dhe Rama nënshkruan krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve.
Gjatë fjalës së tij presidenti Erdogan tha se Shqipëria është një vend mik e vëlla dhe se Turqia dhe Shqipëria janë dy popuj që kemi lënë gjurë në histori të cilat shihen në fusha shumë të gjëra.
“Jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin e tij dhe dua tju uroj mirëseardhjen. Shqipëria është një vend mik e vëlla, jemi dy popuj që kemi lënë gjurë në histori të cilat shihen në fusha shumë të gjëra. Në ditët e sotme gjenden gjurmë të historisë në gjithë Shqipërinë. Ne e konsiderojmë detyrë të forcojmë marrëdhëniet tona. Me rastin e kësaj vizite kemi nënshkruar këshillin e bashkëpunimit strategjik. Ky hap do mundësojë bashkëpunimin tonë në çdo fushë. Përveç çështjeve bilaterale diskutuam për projektet që mund të zhvillojmë. Shqipëria sapo ka përfunduar presidencës së OSBE dhe ka marrë presidencën e Bisek-ut. Shqipëria përjetoi dy tërmete dhe ne vrapuam në ndihmë të tyre. Shpresojmë që ndërtimet të përfundojnë në Gusht dhe tiu dorzojmë atyre bvanesat e reja.
Shpreh ngushëllimet për ata që humbën jetën. Turqia është partneri i katërt më i madh i Shqipërisë. Jemi investitorët më të mëdhëj në Shqipëri me 3.5 milonë dollarë. Pretendojmë të rrisim bashkëpunimin tonë dhe ti japim një dimension tjetër. Ministrat tanë të kulturës nënshkruan marrëveshjen pak më parë dhe shpresojmë të fillojë pranverën e ardhshme”, tha Erdogan.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama shprehu edhe një herë mirënjohjen Turqisë për mbështetjen duke u gjendur në krah të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019-ës.
“Falendëroj presidentin për këtë mikpritje të paharrueshme, por në këtë mikpritje me të gjithë sëbashku si delegacion mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri mes dy vendeve. I jam mirënjohës presidentit për kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshme çështjesh. Mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohjen e Turqisë për mbështetjen duke u gjendur në krah të familjeve të prekura nga tërmeti. Erdogan ishte i oari që u përfshi në procesin e rindërtimit që bënë të mundur mbledhjen e një kontributi të konsiderueshëm për Shqipërinë. Edhe kur u gaditën nga Covid nuk e ndërprenë ndihmën si shumë vende të tjera që u mbyllën në shtëpi. Kjo ka qenë shumë domethënëse për ne”, tha Rama.