×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Erion Braçe publikon pamjet nga selia e shkatërruar e PS-së, sulmon Bashën: Do kesh mbi kurriz çdo krim që i bëtë Tiranës

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 23:07

    Zv.kryeministri i Shqipërisë,  Erion Braçe në një postim në instagram ka publikuar pamjet nga shkatërrimi i selisë së PS-së.


    Sipas Braçes, sulmi prej dy ditësh ka për autor kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha.

    “Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi, barre shume te madhe! Dhe se di si do e mbash kete turp; Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem, me kater te pafajshem te pushkatuar, nuk ke kurriz ti te mbash dhe me!” shkruan Braçe.

    Postimi i plotë:

    KJO ESHTE SELIA E PS,

    PAS SULMIT TE DHUNSHEM TE LLUMIT TE SALI BERISHES E LULZI BASHES!

    Kurre, kurre ne 30 vite PS nuk ka sulmuar seline e ndonje partie! Kurre!

    Nje kriminel si Sali Berisha, nga 1991 e deri ne 1996, ka sulmuar e dhunuar socialiste te zakonshem brenda ne selite e PS ne rrethe! Por ne Tirane nuk ka guxuar kurre!

    As ne 1996 kur vodhi zgjedhjet e masakroi socialistet, i izoloi brenda rrethimit e se kaloi kurre ate; As ne 1997 kur kontrollonte vetem Tiranen me horrat paramilitare te tij;

    As ne 1998 kur i dha nje grusht kriminal shtetit; Me pas jo e jo!

    E beri sot ai dhe Lulzi Basha! Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi,

    barre shume te madhe! Dhe se di si do e mbash kete turp;

    Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem me kater te pafajshem te pushkatuar, nuk ke kurriz ti te mbash dhe me!

    Mbi te gjitha;

    Do kesh mbi kurriz cdo krim qe i ben prej dy ditesh Tiranes, qytetit e qytetareve qe urren pse kurre nuk te mbeshteten!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!