×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Erion Veliaj prin me vota, vazhdon ta mbajë ‘fronin’ e të parit në listë

    Reporteri
    15 Maj 2023 | 22:01

    Po vazhdon numërimi i votave pas zgjedhjeve të së dielës në Shqipëri.

    Në Bashkinë e Tiranës, nga 941 vendvotime ekzistuese, deri tani janë numëruar 833 prej tyre.

    E me rezultatet e deritanishme, kandidati i PS-së, Erion Veliaj, prinë dukshëm, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Derisa kanë mbetur edhe pak vota për t’i numëruar, Veliaj është duke kryesuar me 54.35%, përkatësisht 138,944 vota.

    I dyti në listë është Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili deri tash ka siguruar 89,226 vota, që i bie 34.90%.

    Lista pasohet nga Roland Bejko i PD-së, me 4.27% apo 10,906 vota; Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 4.79% apo 12,241 vota; Marko Dajti nga Fronti i Majtë me 0.96% apo 2,463, si dhe në fund, Lajla Pernaska e PDIU me 1,878 vota apo 0.73%. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!