×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Erion Veliajt i publikohet audio-incizimi ku dëgjohet duke folur fjalë banale, synon ta kontrollojë FSHF-në

    Reporteri
    24 Janar 2022 | 14:39

    Nuk ka qetësi në Shqipëri sa i përket futbollit, pasi ka nisur një ‘luftë’ në distancë mes kryetarit të FSHF-së, Armando Dukës dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

    Zgjedhjet për të parin e futbollit shqiptar janë vendosur më 2 mars, ku Armand Duka kërkon edhe një mandat e kundër kandidat e ka Dritan Shakohoxhën.

    Por në këtë mes është futur edhe i pari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili po e sulmon në të gjitha mënyrat Armand Dukën.

    Federata shqiptare e Futbollit ka zbardhur audion e Erion Veliajt i cili flet në gjuhën më vulgare të mundshme.

    Ndër të tjera Veliaj thotë se futbolli është i vetmi ishull që se ka në kontroll dhe dëshiron ta marrë edhe atë.

    Më poshtë keni videon nga konferenca e FSHF-së ku dëgjohen edhe fjalët më banale të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj:

    https://youtu.be/emUUCQVgh2Q

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!