×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Eskalon” Edi Rama: Përzë qytetaren nga takimi

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 18:01

    Kryeministri Edi Rama është përplasur keq sot me një qytetare të Durrësit, ndërsa po fliste me banorët për situatën post tërmetit.


    Rama ka eskaluar pasi ka përzënë një qytetare gjatë takimit, shkruan Reporteri.net.

    Teksa po fliste për viktimat që shkaktoi tërmeti një grua i thotë se viktimat u shkaktuan nga “ndërtuesit tuaj” dhe i bëri një pyetje kryeministrit “A i dhatë ju firmat për ndërtimin. Na kemi paguar sa çimet e kokës”.

    Ky reagim i banores e ka nervozuar tej mase Ramën i cili iu drejtua asaj duke i thënë disa të largohej.

    “Ik largohu tash, ik largohu që këtu. Ka kufi çdo gjë, largohu këtu, s’ka vend për provokator këtu”, reagoi Rama.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!