Siç ishte njoftuar pritet të nisi protesta e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës, i cili u vra nga efektivi i policisë.
Siç duket edhe nga pamjet, efektivët e Policisë së Shtetit kanë kontrolluar çdo person aty pranë për t’u siguruar se nuk do të ishin pjesë e tubimit të sotëm.
Mësohet se rreth orës 17:50 kryeministri Edi Rama ka lënë zyrën e tij dhe eskorta ka marrë drejtimin për nga sheshi “Nënë Tereza”.
Gjatë këtyre 5 ditëve ka pasur përplasje mes protestuesve, kryesisht të rinj dhe forcave të policisë. Protestuesit kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore, ndërsa policia është përgjigjur me kundragaz. Policia ka proceduar qindra persona dhe të tjerë të arrestuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.