×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Evi Kokalari dhe Albana Vokshi përzihen me sherr nga selia e PD

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 19:28

    Debati mes një mbështetëseje të kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetes Albana Vokshi e aktivistes Evi Kokalari për pak sa nuk përfundoi në përplasje fizike.

    Teksa deputetja Vokshi dhe aktivistja Kokalari po jepnin një deklaratë për mediat, ato u ndërprenë nga një zonjë e cila pyeste vazhdimisht Kokalarin se ku i gjen paratë për të bërë udhëtimet e saj nga SHBA në Shqipëri.

    “Sa rrugë kë bo, Amerikë-Shqipëri? Kush të ka pague ty? Për çfarë arsye mashtro? Mashtruese?” Ishin këto pyetjet që bënin dy zonjat të tensionuara ndërsa Kokalari u kërkonte që të mos preknin me dorë.

    Më tej zonjat Kokalari dhe Vokshi u detyruan që të largoheshin ndërsa kjo e fundit shprehej se “kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës.

    Kujtojmë se deputetja Vokshi, Evi Kokalari, Edith Harxhi dhe përfaqësuese të LDG shkuan sot në Selinë Blu për të mbajtur mbledhjen e radhës. Ato thanë se brava e derës së zyrës së LDG ishte ndërruar e për këtë arsye mbledhjen e tyre e mbajtën në disa ambiente në katin e parë të selisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!