×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Familja mes mjerimit, 60-vjeçari apel shtetit ta ndihmojë: Kanaçet të ardhurat e vetme

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 20:20

    Nuk është një magazinë, por një shtëpi në kryeqytet ku jetojnë 7 persona anëtarët e së cilës jetojnë si në Mesjetë.


    Në këtë shtëpi në Babrru pothuajse gjithçka mungon, ndërsa pjesëtarët e saj ngrysen në jo pak raste të paushqyer.

    Të ardhur nga fshatrat e Burrelit që në vitin 1995 jetesa në kryeqytet nuk ishte ashtu siç e kishin menduar.

    Mes dhimbjes që e ka kapluar, Përparim selita 60 vjeç tregon se të ardhurat i siguron nga mbledhja e kanaçeve nëpër kazanët e plehrave.

    As ndihmë, as pension, vetëm çfarë punojmë. Jetoj me mbeturina, kanaçe.”

    60 vjeçari thotë se është interesuar për të marrë ndihmë financiare por e kotë .

    “Jam munduar për një asistencë, 2 vjet në shtet e në qeveri nuk ma dhanë.”

    Mes sëmundjeve dhe 1000 halleve të tjera ai kërkon ndihmë nga shteti e shpreson që nëpërmjet medies dikush do ta shohë e do t’i kthejë sytë nga ai.

    “Shteti duhet ta shohë popullin dhe fukarenjtë. Kam nevojë për një asistencë ose një pension.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!