×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Familjes nga Kukësi iu shkatërrua shtëpia nga tërmeti, brenda dy muajsh u ndërtohet e reja

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 11:01

    Familja Toshi erdhi nga Kukësi për tu vendosur në Arbanë të Tiranë në kërkim të një jete të mirë.


    Por fatkeqësisht tërmeti i 21 shtatorit i prishi ëndrrën e tyre për të krijuar një jetë të re. Shtëpia ku ishin strehuar u shkatërrua dhe bë e pabanueshme.

    Por falë angazhimit të Bashkisë Tiranë dhe bashkëpunimit të biznesit privat brenda dy muajsh ata panë që ëndrra e tyre jo vetëm që nuk ishte ndërprerë, por tashmë ishte bërë një realitet i jetushëm, transmeton shqiptarja.com.

    Ata kanë tashmë një shtëpi të re, të rindërtuar nga e para dhe që ofron komoditet dhe siguri.

    Shihni videon e transformimit nga një rrënojë e tërmetit në një shtëpi të bukur dhe të kompletuar me të gjitha pajisjet e orenditë.

    https://www.youtube.com/watch?v=TqUzyE4eAcs

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!