Një kryq i bërë në derën e shtëpisë nga persona ende të panjohur ka alarmuar familjen Bilani në Berat. Pronari i shtëpisë thotë se i përkasin besimit mysliman dhe veprimin e cilëson të ulët dhe përçarës.
Ditën e Kurban Bajramit familja Bilani në Berat u zgjua me shenjën e këtij kryqi në derën e jashtme.
Pronari i shtëpisë thotë se familja e tij i përket besimit mysliman dhe ky mesazh i ka alarmuar.
“Ka ndodhur ditën e Bajramit, ose natën më saktë. Në mëngjes shkova në xhami për falje, kur kemi ardhur në shtëpi bashkë me vëllain ai e ka konstatuar.”
“Nuk e di arsyen por jam çuditur shumë nga ky veprim i ulët”.
Ngjarjen nuk e ka denoncuar në polici teksa mohon të ketë mosmarrëveshje me të tjerë.
Në lagjen “Kala” në Berat jetojnë banorë të besimeve të ndryshme fetare dhe prej dekadash bashkëjetesa e tyre nuk ka pasur probleme ndaj Gazmend Bilani bën thirrje që të mos përsëriten të tilla veprime përçarëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.