×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Festa e Flamurit, Edi Rama publikon video nga Vlora: Me çikat e Kosovës

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 16:02

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Vlorë me rastin e shënimit të 109-vjetorit të Pavarësisë.

    Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale një moment të veçantë, me çikat e Kosovës, siç e quan ai.

    “Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama krahas videos, ku shqiptaret nga Kosova kërkojnë të bëjnë foto me kryeministrin e Shqipërisë.

    Në ceremoninë e organizuar për 28 Nëntorin në Vlorë, u bënë sot bashkë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!