×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fier: E mitura largohet nga shtëpia, nëna kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

    Reporteri
    04 Gusht 2023 | 14:28

    Një 38 vjeçare ka bërë kallëzim në polici pasi është larguar nga banesa vajza e saj e mitur.

    Sipas policisë mësohet se 38 vjeçarja ka kërkuar ndihmën e policisë pasi një ditë më parë është larguar pa lënë gjurmë vajza e saj 14 vjeçe.

    Ndërkaq policia po punon për gjetjen e të miturës.

    “Më datë 03.08.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim 38 vjeçarja, se në të njëjtën ditë i është larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 14-vjeçares.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!