×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fillon që sot ndëtimi i shtëpisë me ndihmën e Rita Orës, rrënohet ajo e vjetra e dëmtuar nga tërmeti

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 11:47

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erijon Veliaj, ka bërë të ditur se ka nisur ndërtimi i shtëpisë së familjes Lala në fshatin Pinal, mirëpo e gjithë kjo me ndihmën e këngëtarës me famë botërore, Rita Ora.


    Veliaj pak para disa orëve ka vizituar familjen duke e njoftuar familjen se shtëpia duhet të fillojë punimet që nga sot, shkruan Reporteri.net

    “Dëshira e Rita Orës ka qenë që shtëpia të fillojë ndërtimet që tani, e që shtëpia të jetë gati për Vitin e Ri”, ka thënë Veliaj.

    Kujtojmë që edhe për shumë shtëpi të tjera është deklaruar se duhet të rindërtohen nga tërmeti që goditi Shqipërinë, teksa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se duhet të bëhen konfirmimet se çfarë niveli të dëmeve kanë dhe pastaj të fillojë rindërtimi.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!