Prestigjiozja “Financial Times” rekomandon Shqipëria si një ndër 9 destinacionet kryesore të vitit 2020, që duhet vizituar.
Por çfarë do të gjejnë turistët në Shqipëri? “Financial Times” rendit arsyet se përse duhet të zgjedhin vendin tonë për të udhëtuar. Shqipëria tërheq vizitorët me bukuritë natyrore, por jo vetëm.
“Malet, kanionet, lumenjtë, vija bregdetare, qytetet antike, rrënojat e lashta, por edhe mikpritja. Për aventurierët e udhëtimeve të gjata me këmbë janë Bjeshkët e Namuna të veriut të Shqipërisë si një alternativë e alpeve, të cilat nuk kanë fare zhvillim turistik, por edhe turet historike, sidomos në zonat e mbrojtura nga UNESCO” thuhet ndër të tjera.
Ndërkohë që vendet e tjera që rekomandohen përveç Shqipërisë janë; Norvegjia, Çadi, Armenia, Japonia, Republika Domenikane, Mbretëria e Bashkuar dhe Uruguai, teksa vitin e kaluar ylli ka qenë Mali i Zi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.