Kandidati për kryetar i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci ka mposhtur kryetarin aktual të kësaj bashkie, Bardh Spahia në zgjedhjet e së dielës, shkruan Reporteri.net.
Pas tri dekadash, PS arriti të mposhtë PD-në në këtë bashki.
Kandidati fitues i PS-së, Benet Beci përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohës për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin për qytetarët e Shkodrës.
Theksojmë se dy ditë para zgjedhjeve, fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli shfaqi hapur mbështetjen për kandidatin e PS-ë, si shenjë mirënjohje për ndihmën e dhënë vite më parë ndaj artistit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.