×
  • Lajme
  • Shqipëria / Ndizen flakadanët brenda Kuvendit të Shqipërisë

    Flakë në parlamentin shqiptar, mazhoranca miraton me shpejtësi projektbuxhetin dhe më pas mbyll seancën

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 10:26

    Seanca plenare e kësaj të hëne, ku u miratua me 73 vota pro projektbuxheti, është shoqëruar me përplasje të forta, njoftojnë mediat në Shqipëri.

    Kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike ata të cilët kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë.

    Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, ku ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë, madje pas tyre dhe gazetarët.

    Maxhoranca miratoi pa diskutime projektbuxhetin për vitin 2024 brenda 5 minutave, duke shënuar seancën më të shkurtër të Kuvendit në historinë e parlamentarizmit.

    I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.

    Flakët u përhapën pasi një prej flakadanëve ra mbi ulësen e tavolinës së një prej deputetëve të opozitës.

    Ka qenë ndërhyrja e gardës me ujë që parandaloi përhapjen e flakëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!