Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim bëri një deklaratë befasuese kur u distancua nga përdorimi i flamurit amerikan në protestën e thirrur nga presidenti Ilir Meta.
Ky është rasti i parë në 30 vite që një ambasador i SHBA-së reagon për përdorimin e flamurit në një protestë në Shqipëri.
I ftuar në Syri Tv, presidenti Meta u pyet për këtë zhvillim, por ai refuzoi të përgjigjej.
“Nuk e di se për çfarë deklarate bëhet fjalë, se nuk kam pasur kohë të ndjek se kam pasur në selinë e presidencës shumë personalitete që ndoqën këtë manifestim. Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-amerikanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë”, u shpreh Presidenti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.