Dy persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në Memaliaj të Shqipërisë, ku kanë grabitur 12 milionë lekë. Detajet për këtë rast i ka dhënë pronari i shtëpisë, 87-vjeçari, Hiqmet Ramadani. Ai është shprehur se është rrahur dhe kërcënuar nga autorët.
“Po kundërshtoja, më qëlluan disa herë tek brinjët. Shkova tek djali që kam pak më larg dhe njoftuam policinë. Gruas i mbyllën gojën me ngjitës, mendova se ishte nipi. E qëllova njërin nga ata, filloi të më qëllonte. Hapën valixhen edhe morën lekët. Më thanë mos vepro se do të vrasim. Ishin dy persona”, është shprehur ai.
“Këtu ishin paratë, ata i kanë bërë kështu, këtu e kanë lídhur, e kanë bërë një trup”, është shprehur zonja e shtëpisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.