Ka folur ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba 54-vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Ai mësohet se ka thënë që u qëllua nga një dy persona që lëviznin me një motor. Sipas tij autorët mbanin skafandra në kokë dhe nuk ka mundur t’i identifikojë. Si pasojë e të shtënave me të paktën 5 plumba, Nikolin Huba u plagos në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15, pranë Shkollës Pyjore në qytetin verior të vendit.
Gazetari i ABC, Simon Shkreli raporton se i plagosuri aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër ndërsa punon në HEC-in e Komanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.