×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet mjeku që testoi dhe zbuloi “pacientin zero” në Shqipëri: Më rrëqethet akoma mishi

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 22:12

    Epidemiologu Rexhep Muja ishte mjeku I parë që u përball me rastin e parë të koronavirusit në Shqipëri dhe këtë të mërkurë ka dhënë detaje mbi momentet kur i ka marrë testin të riut (pacientit zero) dhe kur ka mësuar se ai ishte i prekur nga virusi.


    Në intervistë për emisionin Open, Muja tregon se testin e ka kryer vetë dhe se ende i rrënqethet mishi kur e kujton të gjithë ndodhinë kur i ka komunikuar pacientit zero se ishte i prekur.

    Ishit vetë për ta marrë tamponin?

    Personalisht vetë.

    Si u ndjet kur rezultoi pozitiv si u ndjetë?

    Kisha javën e shërbimit dhe gjatë gjithë javës ishim të ngarkuar. Nuk njihja as orët e gjumit. Kërkesat ishin të shumta, ishte javën e ngarkuar dhe nga mjeket e familjes. Ka qenë ditë e diel, shkova në vatër me masat mbrojtëse. Pash diçka të çuditshme, i sëmuri ishte i rënduar. Ishte i çuditshëm, i zverdhur. Mora dhe tamponët e familjarëve dhe të nesërmen dhe u zgjarua shumë rrethi i personave që ata kishin kontakte. Ishte shumë shqetësuese dhe e lodhshme. Nisëm një punë intensive ditën tjetër, ku u ngritën grupet e punës.

    Si u ndjeve, çfarë emocioni kishe?

    Nuk do ta them, do të them vetëm kaq, akoma më rënqethet mishi.

    Kush ja dha lajmin pacitentit?

    Unë ja thashë.

    Nuk ishte e thjeshtë..

    Ishte një panik në familjen e tyre, po u gjendëm pranë tyre. Këmi qenë disa herë në familje, u qëndruam afër nga ana sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!