×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet politikani që u plagos në lokalin e Noizyt në Durrës

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 17:05

    Ish kandidati për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha ka deklaruar se plagosja e tij gjatë ditës së sotme ka ndodhur për motive politike.

    Ndërkohë, uniformat blu në njoftimin zyrtar njoftojnë se plagosja me 3 plumba e 31-vjeçaritka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit pa përcaktuar më tej detaje, por nuk e përjashtojnë faktin se mund të ketë ndodhur për motive politike.

    Ndërsa mjekët e urgjencës së Durrësit pas plagosjes i kanë dhënë ndihmën e parë 31 vjeçarit Ardit Kërtusha i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

    Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

    Kërtusha mësohet se në zgjedhjet e 25 Prillit kishte ndryshuar kah politik, duke dalë në krah të partisë Demokratike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!