Edhe këtë fundjavë vijon fluksi i personave dhe automjeteve që hyjnë në vend përmes portit detar të Durrësit.
Paraditen e sotme kanë mbërritur me tre tragete të linjës afro 4400 persona dhe 1165 mjete. Në mbrëmje pritet të mbërrijnë dy tragete të tjera me afro 2500 udhëtarë.
Ndërkaq e diela pritet të sjellë një tjetër fluks në hyrje të udhëtarëve, kryesisht shqiptarë që jetojnë në Itali, pasi i paraprin festës së Fjetjes së Virgjëreshës Mari (Ferragosto), një festë tipike italiane që shoqërohet me një periudhë pushimi në vendin fqinj.
Pas kësaj fundjave, me mbarimin e sezonit veror fluksi në Durrës do të kthehet në kahun e kundërt të lëvizjes.
E diela e kaluar shënoi numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë në vend përmes portit detar të Durrësit në një ditë, rreth 10 mijë persona, ndërsa në korrik përmes kësaj pike kufitare hynë në vend afro 85 mijë persona. /TCh/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.