Mbi 34 mijë udhëtarë dhe 9 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri gjatë javës së fundit të korrikut nga porti detar i Durrësit.
Ky fluks do të vijojë edhe gjatë muajit gusht, ndaj autoritetet detare vazhdojnë me një plan të shtuar masash për të përballuar këtë fluks dhe shmangur në kohë çdo vonesë të mundshme. Vetëm paraditen e kësaj të hëne mbërritën në portin më të madh të vendit me 3 tragete të linjës Bari-Durrës 3,450 udhëtarë dhe mbi 900 automjete.
Janë kryesisht emigrantë dhe turistë të huaj që vijnë për pushime në Shqipëri. Prej disa javësh, nga e mërkura dhe deri të dielën tragetet që lidhin portet italiane të Barit dhe Ankonës me portin e Durrësit kanë dyfishuar lundrimet e tyre, me qëllim përballimin e këtij fluksi të shtuar, që aktualisht është i përqendruar në hyrje.
Gjatë javës së fundit të korrikut kanë dalë nga ky vendkalim kufitar rreth 8,500 persona. Kapitaneria e Portit të Durrësit dhe autoritetet e tjera në port deklarojnë se vazhdon të jetë në fuqi plani i masave shtesë për përballimin e këtij piku veror.32 sportele janë në funksion të përpunimit të udhëtarëve dhe automjeteve të tyre përgjatë të gjithë këtij sezoni veror. /Top Channel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.