Një minë i ka shkaktuar vdekjen Nëntetares Zarife Hasanaj duke plagosur edhe Major Klodian Tanushin dhe Rreshter Julian Kapajn gjatë misionit të tyre në kuadër të NATO-s në Letoni.
Hasanaj ishte së bashku 8 efektivë të tjerë shqiptarë në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s.
Ndërsa sot Forca Tokësore ka përkujtuar atë me një realizim të veçantë të mbiemrit Hasanaj.
“Forca Tokësore kujton nëntetare Zarife Hasanajn, të rënë në krye të detyrës, ndërkohë që çdo burrë e grua në uniformë, nderon sakrificën sublime të saj”, shkroi ministrja shqitpare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.