×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fotoja me ministrat e rinj dhe ata të konfirmuar të qeverisë Rama 3, ja kush ka lëvizur

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 16:24

    Qeveria Rama 3, do të ketë 8 ministra të qeverisë së kaluar, ndërsa ka të larguar dhe emra të rinj. Në foton më poshtë shihni ministrat e larguar dhe të konfirmuar në detyrë, por edhe emrat e rinj.


    Konkretisht: Edi Rama, ka konfirmuar në detyrë ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

    Është konfirmuar në detyrë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

    Është konfirmuar në detyrë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

    Është konfirmuar në detyrë ministrja e Arsimit Evis Kushi.

    Është konfirmuar në detyrë Elva Margariti, ministre e Kulturës.

    Gjithashtu është konfirmuar në detyrë Niko Peleshi si Ministër i Mbrojtjes.

    Elisa Spiropali do vijojë gjithashtu të jetë ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

    Lëvizjet janë këto:

    Arben Ahmetaj do të jetë zv.kryeministër. Këtë post e mbante Erion Braçe. Ahmetaj do të vijojë me punën e rindërtimit pas tërmetit fatat të nëntorit të 2019-ës.

    Etilda Gjonaj-largohet nga ministria e Drejtësisë. Në vend të saj është emëruar Ulsi Manja. Manja mbante postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve.

    Anila Denaj nuk do të jetë më ministre e Financave. Në vend të saj është emëruar Delinda Ibrahimaj. Ibrahimaj mbante postin e drejtoreshës së Përgjithshme të tatimeve.

    Milva Ekonomi nuk do të jetë më ministre e Bujqësisë. Vendin e saj e ka zënë Frida Krifca. Krifca mbante aktualisht postin e drejtoreshës së Përgjithshme të AZHBR-së. Kryeministri Rama njoftoi se Ekonomi megjithatë do të jetë pjesë e qeverisë, por si ministre pa portofol. Asaj i është besuar posti i ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërimit, dikaster i ri i formuar nga kreu i qeverisë.

    -Blendi Klosi nuk do të jetë më ministër i Turizimit. Në vend të tij është emëruar Mirela Kumbaro. Mirela Kumbaro ka qenë ministre e Kulturës në qeverinë Rama 1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!