×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fotoja rrëqethëse: Pas 17 orësh nën rrënoja, i riu kërkon cigaren e fundit dhe i buzëqesh vdekjes

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 13:35

    Shënohet edhe një tjetër viktimë, duke e çuar numrin në 29, të të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orën 03:54 të ditës së martë.


    Një i ri me mbiemër Cuko dha shpirt ditën e sotme në Thumanë pas pritjes së gjatë prej 17 orësh nën rrënoja.

    Një foto e shkrepur nga Hektor Pustina i Associated Press, tregon momentin teksa ai shfaqet i buzëqeshur ndonëse e dinte se nuk kishte shpëtim.
    Ai ka biseduar me trupat e shpëtimit, të cilët i vunë edhe një kokore në kokë për ta mbrojtur dhe më pas filluan punën të gërmonin për ta nxjerrë që aty.

    Megjithatë operacioni ka qenë tepër i vështirë dhe nuk kanë mundur të dalë jashtë nga rrënojat.

    “Më jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndjej fare,”- mësohet të ketë thënë ai i buzëqeshur dhe vetëm pak sekonda më pas ka mbyllur sytë përjetë./Hapur.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!