Kriza e shkaktuar nga pandemia ka prekur edhe xhepat e shqiptarëve. Teksa e ardhmja duket e pasigurt qytetarët po priren të mos shpenzojnë, e po kursejnë gjithnjë e më shumë. Buxhetet e tyre familjare janë orientuar kryesisht te ushqimet.
“Na ka prekur kriza. Tani po shpenzojmë vetëm për ushqime kryesish për fruta-perime. Për shpenzime të tjera nuk bëhet fjalë.”, thotë një qytetare.
“Kemi hequr dorë edhe nga blerja e rrobave dhe për gjëra të tjera se nuk dimë çfarë do ndodhë në të ardhmen. Madje s’dua ti paragjykoj por s’i kuptoj ata që blejnë rroba në këtë periudhë.”, thotë një tjetër.
“E kaluam dhe prej korrikut jemi shkundur.”
Situatën në terren e mbështesin edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë që flasin për një shtim të ndjeshëm të kursimeve që prej nisjes së pandemisë.
Deri në fund të tetorit raportojnë të dhënat, totali i depozitave arriti në 8.7 miliardë euro, nga 8.1 miliardë euro që ishte kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, një tregues ky që shqiptarët po kyçin paratë në banka si pasojë e pasigurive në rritje për shkak të koronavirusit./Top Channel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.