×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Frika nuk njeh dashni”: Pas tërmetit në Durrës, burri hedh gruan në tokë dhe largohet me shpejtësi

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 8:07

    Një tërmet i fortë me magnitudë 5 të shkallë rihter goditi mbrëmjen e kaluar vendin tonë, duke rikthyer panikun te qytetarët, të cilët kanë mbushur menjëherë rrugët.


    Mes videove të shumta të publikuara në rrjetet sociale, është edhe një moment i pazakontë, ku një burrë duket se ka kapërcyer çdo limit në përpjekje për të dalë jashtë.

    Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy personat po shikonin në frigoriferin e një supermarketi dhe sapo ndodh tërmeti, burri hedh në tokë gruan dhe largohet.

    Pamjet, sa dramatike, aq edhe komike, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

    Disa thonë se pamjet janë filmuar në Tiranë dhe të tjerë në Durrës.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!